Ndahet nga jeta ikona e ekranit shqiptar!


Është ndarë nga jeta ikona e ekranit për sportin, gazetari dhe komentatori, Vladimir Grillo. Grillo u nda nga jeta këtë të enjte në moshën 74-vjeçare.

Lajmi konfirmohet nga kolegu dhe miku i tij, gazetari Dëfrim Methasani, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruajti: “Shuhet ikona e ekranit për sportin Vladimir Grillo, gazetari dhe komentatori me të cilin ndava 25 vite të jetës sime. Humba një mik të shtrenjtë, ashtu si familja Grillo njeriun më të dashur të saj. Vërtet dhimbje e madhe. Rtsh humbi simbolin sportiv dhe të mikrofonit. Sëmundja e rëndë e rrëzoi mjeshtrin e fjalës dhe komentit në moshën 74 vjeçare. U prehtë në paqe. Mungesa e tij do të na shoqëroj gjithë jetën!

Baby Boo