Ndahet nga jeta gazetarja e njohur, e dhimbshme çfarë i shkruan burri


Gazetarja e BBC, Rachael Bland vdiq të mërkurën në moshën 40 vjeçare pas një beteje dyvjeçare me kancerin, njoftoi familja e saj.

Bland, e cila ishte bërë një nga zërat më të njohur të Radio BBC 5, kishte raportuar luftën e saj kundër sëmundjes në një nga emisionet e saj.

Ajo tha:

Koha ka ardhur. Ata më thanë se unë kam vetëm disa ditë jetë, është shumë surreale, por faleminderit shumë për të gjithë mbështetjen që kam marrë, do ju shoh më vonë, miqtë e mi të dashur”.

Ditën e sotme bashkëshorti i saj i ka dedikuar disa fjalë prekëse në Instagram.

Bashkëshorti i saj shkruan:

Rachaeli jonë e zonja, e bukur, e mrekullueshme dhe kurajoze vdiq paqësisht këtë mëngjes e rrethuar nga familja e afërt. Jemi të gjithë zemërthyer për zbrazëtinë që ajo la në familjen tonë perfekte e që kurrë nuk ka për t`u mbushur. Për të gjithë ata që u interesuan për historinë e saj këto dy vitet e fundit që e ndoqët dhe i dërguat mesazhe dhe mbështetje, ju falënderojmë nga thellësia e zemrës. Nuk keni për ta kuptuar kurrë se sa të rëndësishme kanë qenë ato mesazhe për atë dhe për ne. Do na mungojë shumë, por njëkohësisht jemi edhe krenarë për gjithçka që ajo arriti në këto 40 vite dhe për impaktin që ajo pati në jetët e shumë njerëzve. Faleminderit! Steve dhe Freddie”

Baby Boo