Ndahet nga jeta biznesmeni i ri kumanovar


Në moshë të re pas një sëmundje ka ndërruar jetë Osman Zeneli nga Çerkezi i Kumanovës.

Ai ishte biznesmen i suksesshëm dhe një personalitet i dalluar edhe në sferën e humanizmit. Zeneli bashkë me vëllezërit e tij është pronar i kompanisë së njohur të betonit “Concrete Beton” nga Kumanova, përcjell INA.

Mijëra miq, familjar e bashkëqytetar nga Kumanova e diaspora kanë shprehur ngushëllime të thella në adresë të familjes. Edhe agjencia e lajmeve INA i shpreh ngushëllime familjes Zeneli.

Baby Boo