Nazmi Beqiri i përgjigjet Feriz Dervishit


Nazmi Beqiri
Mos shpërndaj dhimbje…
Respekt për moshën z. Feriz Dërvishi, por çka pata për të thënë e thash në mbledhje. Madje përmenda se për pajtim me familjen Misini më ke kërkuar tri herë të hyj ndërmjetësues dhe të tri hera kam qenë. Për mbyllje të plotë të këtij problemi mbeti të takoheshit me Nuredinin, por u tërhoqe ti…
Me deklaratën që dëgjova në lajme të orës 19.00 në TV Alsat -m, jo që je kontrovers, ngase thua se problemi nuk ka të bëjë me politikën dhe përmend zgjedhjen e organeve të degës dhe se kush ishte pro e kundër.
Kjo deklaratë e jotja nuk e mbulon propozimin tim në atë mbledhje (që tani më është i publikuar), as deklaratën time që iu drejtova degës së po sa zgjedhur se do t’u shembi nga ajo strukturë politike brenda partiake me gjithë postëmbajtësit, dhe as nuk të shfajëson ty e as të tjerët që nuk më keni përkrahur. Thëniet e mia nuk i ke dëgjuar vetëm ti, por të gjithë që ishit aty, madje në publikimin paraprak kam cekur edhe stenogramet e mbledhjes (po i përsërisë për lexuesit e mundshëm, ngase ti dhe 40 të tjerë e keni dëgjuar aty).
Ke përmend edhe numrin e votave që ishin kundër propozimeve të mia, mbase nuk u interesonte siguria e njerëzve tanë, por pushteti. Me këtë deklaratë po kërkon vazhdimin e problemit e rritjen e vuajtjeve të shqiptarëve. Madje përmende edhe emrin tim… Tani, për cenimin e sigurisë time (pavarësisht se si mund të ndodh dhe ku mund të ndodh ai) opinioni dhe organet e drejtësisë kanë një adresë.
Ps: Kërkova dhe po kërkoj ndërhyrje të këshillave të pajtimit te familjet e dëmtuara. Bëjeni këtë në emër të humanizmit e të vet Zotit. Reagova për shkak të realitetit, kurse për deklarata të pështjelluara që mund të ndodhin nuk do të përgjigjem, por porosisë që tani për ata që duan ta dinë të vërtetën e thënieve dhe kërkesave të mia në atë mbledhje, le t’i i kërkojnë stenogramet e mbledhjes.
Me respekt
Nazmi Beqiri

Baby Boo