Nazmi Beqiri flet: Me shpifje, padi e montime nuk mbulohen fajet


Anëtari i lartë i BDI-së, Nazmi Beqiri ka dalur me një reagim në facebook, pasi që ditëve të fundit ishte përmendur për bastisjen e kryer në MPB dhe shpërthimin e një mjeti shpërthyes në mjetin e Feriz Dervishit në Kumanovë.

Ja shkrimi i plotë i tij:

Eksplodimi

Dënoj ashpër aktin e shpërthimit me eksploziv të veturës, e cila është pronë e Ridvan Dervishit , akt ky i cili ndodhi me datë 21.06.2018 në ora 00,25 në Kumanovë. Brengosem për këtë ndërhyrje të veprimit me eksploziv, ngase ky lloj veprimi deri më tani nuk ka qenë prezent tek ne (së paku në decenien e fundit). Shpreh keqardhjen dhe brengosjen si një qytetar, si një veprimtar i lëvizjeve kombëtare, si një anëtarë i udhëheqjes së luftës së UÇK-së, si dhe si një profesor universitar.

Bastisja

Në mëngjesin e hershëm të datës 22.06.2018 në ora 06.00 u bastisa si pasojë e padisë, e cila është ngritur nga ana e Ridvan Dërvishit me pretekst, eksplodim veture. U ndjeva i befasuar nga kjo situatë e cila ishte e pa pranueshme për mua, por, pasi e lexova Urdhëresën që ma dorëzoi policia, ju thash që të vazhdojnë me aksionin, gjegjësisht, bastisjen. Gjatë këtij aksioni policia ka gjetur katër armë. Një me leje dhe tre pa leje. Më privuan nga liria nga ora 08.00 dhe pas përfundimit të procedurës së hetuesisë, e cila vendosi që procedura të vazhdojë e rregullt, më liruan në ora 13.00.
Si pasojë e kësaj akt padije të shpifur u bastis dhe u privua nga liria edhe kushëriri im Idriz Beqiri, të cilit iu shqiptua paraburgim prej 30 ditëve.

Familjes Dervishi

Feriz Dervishi, familja ime në retrospektivë kurrë nuk është paditur dhe nuk është përfshirë në vjedhje, shpifje, montime e me fjalë të tjera kurrë nuk është etiketuar me nofka të pahijshme. Familja ime, kurrë nuk ka vepruar tinëzisht në stilin hedh gurin e fsheh dorën. Vërtetë kemi luftuar por s’jemi fshehur asnjëherë.
Gjatë procesit të bastisjes armët më janë gjetur, por ama, janë gjetur në shtëpinë time dhe arma është shpikje e inteligjencës dhe e civilizimit botëror. Shpirtngushtësinë e miopitetin individual e përcakton përdorimi i tyre.
Prandaj, po të drejtohem edhe një herë dhe po të them që, Unë, Nazmi Beqiri, nuk kam vënë eksplozivin që ti pretendon se e kam vënë sepse fill pas Zotit edhe ti e din se, unë nuk jam kryerës i aktit, me familjen tënde kurrë nuk kam pasur problem deri ditën e premte, d.m.th ditën e bastisjes.

Baby Boo