Nazime Visha,martesa e jeta në Bullgari 7 vite pas vrasjes së Fiqiri Muçës


Nazime Visha, e lindur në Zallbastar më 3 mars 1994, e qëlloi me breshëri automatike Fiqiri Muçën,  mesnatën e 13 gushtit të vitit 2013. Viktima ishte baba i 5 fëmijëve, ndërsa dyshohej se mes tij dhe 19-vjeçares kishte patur një raport intim. Por më pas, Nazime Visha ka treguar se Muça e kishte përdhunuar kur ajo kishte qenë 14 vjeçe, ndërkohë që mes dy familjeve kishte një lidhje krushqie.

Për krimin, Nazime Visha u dënua me 10 vite burg por pas faljes së firmosur nga presidenti i kohës Bujar Nishani ajo kreu vetëm 3 vite të dënimit.

Kur kanë kaluar thuajse 7 vjet nga kjo ngjarje, në një rrëfim për gazetaren e Abc News Esiona Konomi, gjyshja e Nazimes ka treguar se ajo tashmë është martuar dhe ka nisur një jetë të re.

“Ne tashmë e kemi harruar historinë ajo është martuar në Bullgari dhe ka një gocë 2 vjeçe. Ajo vetë nuk punon, por rri me vajzën. Në Shqipëri vjen njëherë në 6 muaj”, tha gjyshja e Nazimes.

Në këtë rrëfim, ajo tregon edhe momentin se si u njoh mbesa me bashkëshortin, i cili nuk ka shfaqur asnjë lloj kompleksi për të shkuarën e Nazimes, gjë që i ishte bërë e ditur nga familja.

“Kishte qenë 7 herë në Shqipëri për të gjetur grua shqiptare. Rastisi, u takuan. Ai punon si furnizues dyqanesh me maune. Erdhi vetë në shtëpi. Historinë nuk e pati problem. Mua ma patën kërkuar edhe këtu me thënë të drejtën, por nuk kisha qejf”, ka thënë e moshuara./Opinion.al

Ne foto: Nazime Visha dhe bashkeshorti 

Baby Boo