NATO: Sulmi ndaj Ukrainës shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare

Press Conference by NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dënuar sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës sot.

Në postimin e tij në Twitter, ai ka thënë se kjo vë në rrezik jetët e qytetarëve.

“Kjo është shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare dhe rrezik serioz i sigurisë Euro-Atlantike”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.

Ai thotë se aleatët e NATO-s do të takohen dhe do t’i adresohen agresionit të përsëritur të Rusisë.

E sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, i ka bërë thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet.

Baby Boo