NATO reagon për situatën në veri, mesazh të fuqishëm Kosovës dhe Serbisë


NATO ka bërë thirrje për qetësim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e NATO-së, Oana Lungescu, ku thuhet se NATO bën thirrje që Beogradi dhe Prishtina të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin çfarëdo vendimi të një anshëm dhe të kthehen në dialog.
“Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, ka shkruar Lungescu.

“NATO bën thirrje për de-përshkallëzim të menjëhershëm të situatës së krijuar në veri të Kosovës. Ne i bëjmë thirrje Beogradit dhe Prishtinës të jenë të përmbajtshëm, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të kthehen në dialog. Mandati i KFOR-it mbetet për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet”, tha Lungescu.

Baby Boo