NATO ofron ndihmë për shuarjen e zj*arreve në Maqedoninë e Veriut


Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas një bisede me homologun e saj slloven Matej Toni ka njoftuar se Sllovenia, si anëtare e NATO-s ka ofruar ndihmë të plot për shuarjen e zj*arreve në Maqedoninë e Veriut.

“Sllovenia ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për shuarjen e zj*arreve në vendin tonë. Komunikimi mes institucioneve tashmë ka filluar. Faleminderit miqve tanë dhe aleatëve të NATO -s”, ka shkruar mes tjerash Shekerinska. Ndryshe, zj*arret të cilat shpërthyen mbrëmë në disa lokacione në vend, gjatë natës janë lokalizuar, por edhe më tutje janë aktivë dhe nuk është mënjanuar rre*ziku nga përhapja e tyre.

Në terren janë ekipet zj*arrfikëse me automjete dhe mekanizëm, pjesëtarët e Ar*matës, të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe qytetarët të cilët po ndihmojnë.
Zja*rri në Koçan që mbrëmë kërcë*nonte të përfshijë edhe pjesë të qytetit, ende është aktiv. Nga Njësia territorial zja*rrfikëse-Koçan informuan se ka gjasa të mëdha se do të ndërlidhet me vendet e kapluara nga zj*arri afër fshatrave Banja dhe Tërkanje, ku ka zj*arr prej para disa ditëve.

Baby Boo