NATO: “Njësitë ruse në Ukrainë nuk po tërhiqen, por po ri-pozicionohen”


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se njësitë ruse në Ukrainë “nuk po tërhiqen, por po ri-pozicionohen”. “Rusia po përpiqet të ri-grupohet, të ri-furnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin Donbas”, tha Stoltenberg në konferencën për media ku paraqiti raportin vjetor të tij për vitin 2021. Stoltenberg tha se presioni vazhdon mbi kryeqytetin Kiev dhe qytetet e tjera të Ukrainës dhe “mund të presim veprime su*lmuese shtesë që sjellin edhe më shumë vuajtje”.

Pas bisedimeve të paqes me Ukrainën në Stamboll, Rusia njoftoi se do të zvogëlojë ndjeshëm aktivitetet e saj ushtarake rreth kryeqytetit Kiev dhe qytetit verior Chernihiv për të rritur besimin për negociatat e ardhshme.
“Rusia vazhdimisht ka gënjyer për qëllimet e saj. Ne mund ta gjykojmë Rusinë vetëm nga veprimet, jo nga fjalët e saj”, tha Stoltenberg. Ai kërkoi nga Rusia t’i japë fund bllokadës së Detit të Zi dhe të lejojë Ukrainën përsëri të eksportojë mallra.

Sipas shefit të NATO-s, është “jashtëzakonisht e rëndësishme” t’i jepet fund bllokadës, pasi ajo po shkakton rritje të larta të çmimeve në të gjithë botën duke ndikuar në produktet ushqimore, si dhe në mirëqenien dhe jetesën e njerëzve. Bllokada e Moskës në Detin e Zi vonon eksportet thelbësore të drithërave, për të cilat Kombet e Bashkuara (OKB) shprehën shqetësimin se mund të shkaktojnë një krizë të thellë të urisë në vende të tilla si Jemeni dhe Etiopia.

– Bisedimet e paqes dhe kërc*ënimi me ar*më kimike
Lidhur me bisedimet e fundit të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës në Stamboll, Stoltenberg falënderoi Turqinë për organizimin e një nisme që synon t’i japë fund lu*ftës.

“Unë përshëndes të gjitha përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike për këtë lu*ftë brutale, të pakuptimtë, përfshirë bisedimet e fundit në Turqi, si dhe falënderoj Turqinë për organizimin e këtyre bisedimeve”, tha Stoltenberg. Ai përsëriti se çdo përdorim i ar*mëve kimike do të ishte shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar dhe do të përballej me “pasoja të rënda”.

Aleatët e NATO-s, tha ai, i kanë ofruar mbështetje Ukrainës për të ndihmuar në mbrojtjen kundër çdo lu*fte kimike dhe biologjike, si dhe pajisje mbrojtëse për të zbuluar dhe identifikuar një su*lm kimik.
Lu*fta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, është përballur me zemërim ndërkombëtar, me Bashkimin Evropian (BE), SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, ndër të tjera, që po zbatojnë sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 1.189 civilë janë vr*arë që nga fillimi i lu*ftës në Ukrainë, si dhe rreth 1.900 të tjerë janë plagosur, megjithatë paralajmërohet se shifrat mund të jetë shumë më të larta. Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) njofton se mbi 4 milionë ukrainas po ashtu kanë ikur në vendet evropiane, ndërsa miliona të tjerë janë zhvendosur brenda vendit./Anadolu Agency/

Baby Boo