NATO nesër e fton Maqedoninë, nuk pret bllokada nga askush


Burime të larta diplomatike në NATO thonë se nuk priten kurrfarë bllokadash për dhënien e ftesës për Maqedoninë në Samitin e nesërm.

Nga fundi i qershorit, Nju-Jork Tajm publikoi një informacion sipas të cilit Donald Trampi do të mund ta bllokojë ftesën për në NATO për Maqedoninë për shkak të marrëdhënieve të tij me Vlladimir Putinin. Sot disa burime të larta diplomatike thonë se nuk ka kurrfarë indikacioni për diçka të tillë.

“Asnjëherë nuk ka pasur kurrfarë indikacione se Uashingtoni do ta ndryshojë qasjen për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë”, janë kategorik diplomatët në NATO.

Ambasadorja amerikane në NATO sot vetë konfirmoi se SHBA-ja dëshiron ta shohë Maqedoninë anëtare të NATO-s, por porositi se është e nevojshme për këtë qytetarët ta konfirmojnë Marrëveshjen me Greqinë në referendum.

“Populli në Maqedoni do të vendos cili është emri i vendit të tyre. Kjo është punë sovrane dhe është e drejta e tyre, kuptohet. Ne do të donim Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s, por që të ndodh një gjë e tillë duhet të ketë marrëveshje për emrin, e cila do të na mundësojë të kemi vendim të njëzëshëm për fillimin e negociatave dhe mendoj se do të jetë regres i madh për anëtarësimin në NATO nëse e refuzojnë marrëveshjen e arritur midis Greqisë dhe Republikës së tanishme të Maqedonisë”, deklaroi për gazetarët, ambasadorja amerikane në NATO, Kej Bejli Haçinson.

Nga NATO-ja, gjithashtu thonë se nuk shohin si është e mundur Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s nëse dështon referendumi.

“Nëse nuk kompletohen procedurat, nuk presim konsensus për ratifikimin e anëtarësimit, marrëveshja përfshin rrumbullaksim të procedurave që të konfirmohet se marrëveshja është zbatuar”, thotë një diplomat i lartë i NATO-s.

NATO-ja dhe të gjitha vendet anëtare mbesin në qëndrimin se marrëveshja e përbashkët e pranueshme për emrin, kompletimi dhe zbatimi i të gjitha procedurave të brendshme do të thonë anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë.

Vendet anëtare nesër do të pajtohen që t’ia japin Maqedonisë ftesën për t’i filluar procedurat për anëtarësim.

Ato procedura janë të njëjta si edhe për të gjitha vendet paraprake kandidate. Maqedonia dhe vendet anëtare do të dakordohen për plan inkuadrues në Aleancë i cili përmban dy elemente, sqarojnë burimet e larta diplomatike në NATO.

Elementi i parë ka të bëjë me kushtet e përgjithshme të zbatueshme të çdo vendi kandidat. Nga ana tjetër janë reformat të cilat kërkohen nga të gjitha vendet, nga ana tjetër janë obligimet financiare të vendit ndaj buxhetit të Aleancës.

Elementi i dytë janë reformat specifike për vend kandidat.

“Këto reforma diskutohen me vendin, pastaj vendi na jep plan për implementim, pas çka vijon protokolli inkuadrues,  të cilin duhet ta nënshkruajnë dhe ratifikojnë të gjitha vendet anëtare”, sqaron ky diplomat shumëvjeçar në NATO.

Nga NATO-ja, gjithashtu janë të vetëdijshëm se Rusia do të mund të përzihet në fushatën e referendumit dhe të përhapë lajme të rreme në atë kontest.

Nga Aleanca përkujtojnë se, para së gjithash, vendi vetë duhet të luftojë kundër dezinformatave dhe se NATO-ja nuk ka për qëllim, të merret me përgënjeshtrimin e lajmeve të rreme nga Moska, por të fokusohet në dhënien e “informacioneve reale”. Në NATO ekzistojnë edhe mjete financiare të cilat janë në dispozicion për vendet anëtare dhe kandidatët për informim më të mirë të popullit për atë çka në të vërtetë do të thotë NATO, përkujtojnë diplomatët.

“Mendojmë se japim informacione të duhura që të sqarojmë çka është NATO, nuk duam të përgënjeshtrojmë dezinformata, por ta themi të vërtetën. Do të mundohemi edhe të sigurojmë folës, briferë, liderë të cilët do të përgjigjen në pyetjet, por çdoherë vetëm në kërkesë të qeverisë. Kemi edhe resurse në dispozicion për përmirësimin e komunikimit strategjik”, nënvizojnë nga NATO-ja.

Nga NATO-ja përkujtojnë se Aleanca vetë të ruajë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe përkujto se është organizata e vetme perëndimore me dialog strukturor me Moskën përmes Këshillit të saj NATO-Rusi. Aleanca thekson edhe se vendet kandidate vetë kanë kërkuar anëtarësim në NATO dhe se NATO-ja “askënd nuk e detyron”

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/nato-neser-e-fton-maqedonine-nuk-pret-bllokada-nga-a-557141/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo