NATO dridh Rusinë, nis stërvitjen me 18 mijë ushtarë në Poloni dhe vendet baltike

Ka nisur stërvitja ushtarake e kryesuar nga ushtria amerikane me 18 mijë ushtarë nga 19 vende, kryesisht anëtare të NATO-s,.

Ushtria amerikane në Evropë njoftoi sot se stërvitja “Saber Strike 18” do të vazhdojë në rajon deri më 15 qershor. Stërvitja ka për qëllim të demonstrojë përkushtimin dhe solidaritetin e NATO-s në një kohë kur manovrat ushtarake ruse gjithnjë e më shumë po shqetësojnë anëtarët e Aleancës në këtë rajon.

Ushtria amerikane ka thënë se “Saber Strike 18” nuk është provokim për Rusinë.

NATO ka vendosur rreth 6.000 ushtarë në Poloni dhe vendet baltike, Estoni, Lituani dhe Letoni.

Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë ka njoftuar edhe fillimin e stërvitjes më të madhe ushtarake kombëtare në vend “Stuhia e rrufesë”, me rreth 9.000 ushtarë.

Izraeli, i cili nuk është anëtar i NATO-s, për herë të parë merr pjesë në “Saber Strike”.