Natë luf*timesh mes Izraelit e Hamasit, dhjetëra viktima


Ka qenë një natë luftimesh midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ku mbi 250 raketa u lëshuan dje drejt shtetit hebre nga Rripi i Gazës. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi ushtarak, sipas të cilit su*lmet vazhduan edhe këtë mëngjes në Ashkelon.
Forcat ajrore izraelite goditën 130 objektiva ushtarake në Gaza. Burimet palestineze raportojnë se mbi 20 persona janë vr*arë, përfshirë 9 fëmijë dhe dhjetëra janë plagosur. Inc*identet midis demonstruesve palestinezë dhe policisë izraelite ndodhën në Jerusalemin Lindor. Protesta pati edhe në vendet arabe në Izrael.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se Hamasi kishte kaluar vijën e kuqe, duke su*lmuar me raketa Jeruzalemin dhe se shteti hebre do të “përgjigjej me forcë”.
‘Ne nuk do të tolerojmë su*lme në territorin tonë, kryeqytetin tonë, qytetarët tanë dhe ushtarët tanë. Ata që na sulmojnë do të paguajnë një çmim të rëndë”.

Luf*timet që filluan dje midis Hamasit dhe Izraelit janë quajtur ‘Operacioni Ruajtës i Mureve’ nga ushtria izraelite. Kjo u raportua nga media lokale sipas së cilës udhëheqësit ushtarakë supozojnë se do të vazhdojë për disa ditë.
Në Gaza, milicët palestinezë kanë ngritur një sallë të përbashkët operacionesh. Në mediat e tyre, lëshimet e raketave drejt Izraelit quhen ‘Operacioni Shpata i Jerusalemit’. Në një video të publikuar në internet, krahu ushtarak i Hamasit tha se Gaza iu përgjigj thirrjes së Jerusalemit.

Kjo dh*unë sikurse ato të mëparshme, u nxit nga pretendime kontradiktore mbi Jerusalemin, shtëpia e vendeve kryesore të shenjta të Islamit, Judaizmit dhe Krishtërimit. Rrëfimet rivale kombëtare dhe fetare të izraelitëve dhe palestinezëve janë të rrënjosura në qytet, duke e bërë atë thelbin emocional të konfliktit të tyre të gjatë.
Javët e fundit, tensioni ka ardhur duke u rritur në Jerusalem, i shënuar nga përplasjet midis protestuesve palestinezë dhe policisë Izraelite në Qytetin e Vjetër me mure, i vendosur në Jerusalemin lindor të cilin Izraeli kapi dhe aneksoi në luftën e 1967.

Baby Boo