Nata e ndërrimit të viteve/Shqiptari në SHBA sulmon me thikë nënën pas shpine


Një ngjarje e rëndë është regjistruar natën e ndërrmit të viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediat amerikane shkruajë se një i ri në Elmwood Park të New Jersey-t goditi me thikë kuzhine nënën e tij pas shpine.

I riu është shqiptar dhe është identifikuar si Emiliano Domi. Fillimisht pas ngjarjes u arratis, por më pas u arrestua nga policia e Garfiled në Martha Avenue, ndërsa nëna e tij u dërgua në spital.

Në dëshminë e saj para autoriteteve gruaja ka deklaruar se në mënyrë të papritur u sulmua nga pas nga djali i saj.

Ndërkohë rrethanat janë ende të paqarta, por autoritetet e zonës thonë se shqiptari ka pasur edhe ngjarje të tjera të dhunës në familje./Opinion.al

Baby Boo