Naser Ziberi: Fitore bindëse e konceptit “kryeministër i parë shqiptar”


Kandidati për kryeministër nga radhët e BDI-së Naser Ziberi para gazetarëve në selinë e partisë ka deklaruar se shënojnë fitore bindëse në shumë vendvotime të vendit.
“Rezultatet jozyrtare kuptohet flasin për fitore bindëse në gjitha vendvotimet nga pjesa më jugore e Resnjës Manastir, Strugë Dibër duke përfunduar në Llojan në veri. Presim rezultate zyrtare nga KSHZ dhe ato rezultate të shndërrohen në mandate pasi mandatet do të konfirmohen në bazë të shkallës së votimit” ka thënë Ziberi.

Ai ka theksuar se nuk dëshiron të spekulojë me numrat e mandateve me faktin se KSHZ ka probleme rreth shpalljes së informacioneve. Njëherësh nuk ka dashur të vlerësojë se sa është e pranueshme oferta e BDI-së për koalicionim te partitë tjera nga blloku shqiptar.

Baby Boo