Namazi i Fitër Bajramit falet në këtë orë


Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se të enjten namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 05:53 minuta.
Sipas njoftimit të BIK-ut , xhamitë do të hapen 10 minuta para faljes së namazit.

“Namazi i sabahut në ditën e Fitër-Bajramit do të falet nëpër shtëpi; Organizimi i faljes së Fitër Bajramit do të bëhet në objektin e xhamisë dhe hapësirën përreth saj, por jo edhe në sheshe apo ambiente tjera të ngjashme publike; Falja e namazit të Fitër-Bajramit do të bëhet në orën 05:53 min.; Xhamitë do të hapen 10 minuta para faljes së namazit të Fitër-Bajramit”, thuhet në njoftim.

Baby Boo