Nakevski: Bastisni LSDM-në, ka biseda të zyrtarëve të BDI-së për “Monstrën”


Babai i njërit prej të vrarëve në Liqenin e Smilkovës, akuzon zyrtarë të BDI-së për lidhje me rastin Monstra. Goran Nakevski ka thënë se me përgjegjësi morale dhe penale deklaron se kur ishin tek kryeministri Zaev, u premtoi se do t’ua japë të ashtuquajturat “pesë sekrete shtetërore”.

“Atëherë e kishte kundërshtare BDI-në dhe thoshte se janë gjashtë funksionarë të përfshirë. Na tregoi transkripte në prani të avokatëve Dafinka dhe Filip Medarski. Ishin edhe baballarët e tjerë të djemve. Për shkaqe politike premtimi i tij nuk u përmbush. Kërkoj të merrni deklaratë nga gjithë prindërit që ishim në atë takim. Në e dimë se ato materiale për momentin gjenden në LSDM. Kërkojmë ta bastisni selinë e tyre pasi ata shantazhojnë me këto materiale. Ne nuk gënjejmë. Le të vijë të ballafaqohemi para juve, mund ta presim sa të dojë. Zaevi manipulon me këtë rast pasi vetura Omega nuk është e Alfave”, deklaroi Nakevski. Ferikan Iljazi Arifi /SHENJA/

Baby Boo