Nagavci: Vendimin e Gjykatës e çojmë në Komisionin e Venecias, veprimet tjera do të jenë demokratike


Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci është deklaruar për media pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit.

Nagavci ka thënë se vendimi i mbrëmshëm i kësaj Gjykate është politik.

“Siç e kemi përcjell të gjithë në orët e vona Kushtetuesja ka nxjerr vendim. Ky vendim ngjan në një vendim politik dhe pas shkeljes së Kushtetueses nga presidenti”, ka thënë ajo.

Sipas nënkryetares së Kuvendit, ky vendim nga LVV’ja nuk do të pranohet e se thotë se për të njëjtin do të drejtohen në Komisionin e Venecias.

“Për VV është një vendim i papranueshëm që e rrëzon Kushtetutën si aktin më të lartë juridik, dhe e humb tërësisht kuptimin e zgjedhjeve të lira. Është një vendim i papranueshëm në aspektin politik dhe në aspektin e aktit më të lartë juridik. Për veprimet tona do të njoftoheni në ditët në vijim. Qytetarët janë të pakënaqur dhe janë shprehur pro zgjedhjeve të lira. Pas test-protestës tani mbetet të shihet se cilat do të jenë mjetet juridike dhe politike që të jemi pranë qytetarëve që tregojnë dëshirë për zgjedhje të lira”, ka thënë ajo. Do ta dërgojmë këtë çështje edhe në Komisionin e Venecias”, ka thënë ndër të tjera Nagavci.

Baby Boo