Nagavci: Vëmendja të kthehet urgjentisht nga arsimi, shifrat janë alarmante


Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se vëmendja duhet të kthehet urgjentisht nga arsimi, pasi thotë se shifrat janë alarmante. Përmes një postimi në Facebook, Nagavci i referohet një raporti të publikuar nga Banka Botërore, i cili thotë se një nxënës kosovar ka 5.3 vite të shkollimit të humbura.

“Kosova duhet të bëjë më shumë për zhvillimin e kapitalit njerëzor, sugjeron ky raport që analizon arsimin dhe shëndetësinë në 174 shtete. Dështimet në sistemin arsimor po ndikojnë në të ardhmen fëmijëve tanë dhe të gjithë shoqërisë sonë”.

“Njëkohësisht me kujdesin për menaxhim të pandemisë në shkolla, duhet vullnet, dije, shumë punë, angazhim e buxhet që situata me COVID-19 të mos shpërqendroj edhe nga cilësia në mësimdhënie”, ka shkruar Nagavci.

Baby Boo