“Na tradhtuat” reagon Latifi: ‘Sulltan’ Erdogani paska pasur iluzione se ne jemi vilajeti i tij


Profesori i filozofisë dhe opinonisti, Blerim Latifi ka komentuar deklaratën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se ndihet i tradhtuar, pasi Kosova vendosi ambasadën e saj në Jerusalem. Latifi ka thënë se “Sulltan” Erdogani paska pasur iluzione se ne jemi vilajeti i tij dhe duhet të veprojmë sipas politikës së tij.

“Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, pse kemi marrë vendim që ambasadën e Kosovës ta vendosim në Jerusalem. Tipi e paska pasur iluzionin që ne jemi vilajet i tij dhe si të tillë duhet t’i ndjekim huqet e politikës së tij të jashtme. Kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë ëndrrat që Kosovën e shohin si vilajet apo oblast”, ka shkruar Latifi.

Latifi tutje ka thënë se Kosova është shtet i pavarur që në politikën e jashtme merr parasysh orientimet gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393

Baby Boo