‘Na presin ditë të vështira’, Pipero: Pini ujë dhe çaj të ngrohtë, jo ilaçe pa konsultimin me mjekun


Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero vijon të tërheq sërish vëmendjen qytetare për respektimin e prokotollit për t’iu shmangur infektimit me Covid-19.
Në një lidhje me emisionin “Repolitix”, Pipero shtoi se respektimi i tij ul rrezikshmërinë për infektimin dhe me sëmundjet stinore.

Ndërsa kërkoi që preporatet të merren vetëm me rekomandimin e mjekëve pasi pasojat do të ishin akoma dhe më të mëdha.
“Na presin ditë të vështira. Shpresoj të mos e bëjmë të vështirë, nëse respektojmë protokollin. Përdorimi i maskës, dezinfektantëve ka ulur edhe rrezikshmërinë e prekjes nga sëmundjes stinore. Nëse kjo periudhë zgjat më shumë se 3-4 ditë duhet të konsultohen me mjekun e familjes. Përpara se të shkojnë tek ai, mund të përdorin paracetamol. Duhet të përdorim ujë, është një preparat shumë i rëndësishëm, çaj i ngrohtë. Do iu lutesha që të mos përdorin preparate dhe ilaçe pa ia konsultuar mjeku, sepse bëjnë një gabim që do iu kushtoj më pas,” tha Pipero.

Baby Boo