“Na kanë mashtruar ata që na kanë thënë se (namazi është shtylla kryesore e fesë)”


Drilon Gashi:
“Na kanë mashtruar ata që na kanë thënë se (namazi është shtylla kryesore e fesë).
Ju sot gjeni se shumë të korruptuarë, nepotistë, prej atyre që hanë paranë publike, gënjeshtarë, hipokritë kur muezini e thirrë ezanin, shkojnë për tu falur, bile në safat e parë. E agjërojnë edhe Ramazanin, e ndoshta shkojnë edhe në Qabe.

Megjithkëtë, namazi, agjërimi dhe haxhi i tyre që i ndalon ata nga ligësia dhe punët e fëlliqta.
Sunduesit arabë, shumë prej tyre falen, mirëpo hanë me lugë ari ndërsa popujt e tyre janë të varfër dhe të uritur dhe ende edhe sot e kësaj dite jetojnë në shtëpi prej kashte, balte dhe kallaji dhe në varre.

Ka plotë të tillë edhe në vendet tona.
Ne besojmë gabim, injorancë, padrejtësi dhe agresion kur themi se vetëm ne jemi muslimanë në rrugën e drejtë dhe se vetëm ne do të hyjmë në xhenet, ndërsa ata që nuk falen, janë armiqë, të pabesë dhe politeistë që do të digjen përgjithmonë në zjarrin e xhehnemit!
Ne me këtë mentalitet dhe injorancë jemi bërë marre dhe përrallë e të gjitha komuniteteve tjera të botës.
A ende nuk po kuptojmë?!”.

Baby Boo