Myftinia e Kërçovës: Respektoni vendimet e Qeverisë


Pas rikthimit të orës policore në vend u prononcua edhe Myftina e Kërçovës e cila kërkon nga besimtarët e këtij rajoni ta respektojnë vendimin e Qeverisë.

“Në pajtim me vendimin e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë të Veriut për të rivendosur orën policore si në të tjerët ashtu edhe në qytetin tonë Kërçovë me zonat përreth, i cili sot do të fillojë në ora 16:00 – deri në orën 5:00, pastaj të shtunën dhe të dielën gjithashtu nga ora 16:00 deri ora 5, për shkak rritjes së numrit të të infektuarve nga virusi Kovid-19, BFI d.m.th., Myftinia e Kërçovës ju informon se nuk do të mbahen gjitha ritet e rregullta fetare do të kryhen në xhami, përveç (Xhumas namazit- sot) lutjet e së premtes dhe namazet e mesditës që do të zhvillohen në xhami, ndërsa ezani do të thërrasin vetëm muezinët për çdo kohë të lutjes. Për të mbrojtur shëndetin tonë dhe për të parandaluar përhapjen e virusit Kovid-19, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me masat mbrojtëse në çdo xhami”, thuhet në kumtesën e Myftinisë së Kërçovës./MIA

Baby Boo