Myftaraj: Maqedonia është krijesë artificiale, shqiptarët ta bojkotojnë referendumin! (Video)


Opinionisti nga Shqipëria, Kastriot Myftaraj, në emisionin e tij ‘Ju flet Moska’ që transmetohet në televizionin Ora News, ka bërë thirrje që shqiptarët e Maqedonisë të bojkotojnë referendumin e 30 shtatorit.

Në pyetjen retorike se çfarë fitojnë shqiptarët e Maqedonisë nëse referendumi kalon suksesshëm, Myftaraj thotë se, nëse ‘JO’-ja fiton, Maqedonia humbë të drejtën e ekzistencës si shtet, por nëse ndodh e kundërta shqiptarët nuk fitojnë asgjë nga zgjatja e ekzistencës të këtij shteti.

”Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë çfarë të fitojnë nga zgjatja e ekzistencës të këtij shteti. Nëse bojkotohet referendumi dhe nuk fiton ‘PO’-ja, atëherë Maqedonia praktikisht shkon drejt shpërbërjes si shtet, drejt shpërbërjes ligjore. Maqedonia është krijesa më artificiale e utopisë që pati Titoja për Jugosllavinë komuniste, me gjashtë republika e dy krahina”, ka theksuar Myftaraj.

Ai më tej shton se, nëse u shpërbë Jugosllavia, në mënyrë po aq të natyrshme, duhet të shpërbëhet edhe Maqedonia, ku sipas Myftarajt kjo nuk do të përbënte aspak destabilitet, por përkundrazi do të hiqeshte nga skena politike e Ballkanit perëndimor një faktor absurditeti. /Infomagazin/

Baby Boo