Myftaraj: “Ibrahimoviçi katolik, i cili gabimisht u mirëprit në Prishtinë si vëlla musliman, tani po shahet si shkije kafir (femohues)”


Ibrahimoviçi katolik, i cili gabimisht u mirëprit në Prishtinë si vëlla musliman, tani po shahet si shkije kafir (femohues)
Me rastin që Ibrahimoviç erdhi dje në Prishtinë me përfaqësuesen suedeze të futbollit e cila do të ndeshet Kosovën dolën turqit dhe arabët shqipfolës të Kosovës për ta pritur Ibrahimoviçin me “Selam Alejkum Ibra” sepse e dinin gabimisht vëlla musliman, duke u nisur nga mbiemri i tij.

Por islamikët e Kosovës pësuan një të papritur të hidhur, duke mos e ditur që Ibrahimoviçi, ndonëse me baba boshnjak musliman ka zgjedhur fenë e nënës së tij që është katolike. Kështu që Zlatani i shpërfilli krejtësisht ata që e mirëpritën në Prishtinë si vëlla musliman.
Dhe pastaj mediat kosovare, që flasin e shkruajnë shqip por mendojnë arabisht e turqisht, e qo*rtuan ash*për Ibrahimoviçin për shpërfilljen që iu bëri adhuruesve të tij të keqinformuar.

Të shumta janë edhe ankesat në rrjetet shoqërore nga vëllazëria muslimane e Kosovës. Tani po na thonë se Ibrahimoviçi është shkije tekefundit. Por a nuk dolën ata ta presin me adhurim si shkije musliman?
Nëse në ndeshjen e sotme në Prishtinë mes Kosovës dhe Suedisë do të kishte prani të tifozëve, do të kishim dëgjuar sharje në kor ndaj Ibrahimoviçit si shkije ka*fir (femohues) sa herë që ai ta prekte topin me këmbë.

Por sigurisht këto sharje nuk do të mungojnë në mjediset ku islamikët e Kosovës do të shohin ndeshjen në televizor.
Dhe të shohim a do të dalë e vërtetë ajo që kanë thënë disa hoxhë në Kosovë se besimtarët muslimanë do të shikojnë sot në mbrëmje sesi Allahu do t’ ia lidhë këmbët ka*firit Ibrahimoviç, duke mos e lejuar të bëjë gol ndaj përfaqësueses të përbërë nga muslimanë./Kastriot Myftaraj

https://www.facebook.com/kastriotmyftaraj1966/posts/3933646596694115

Baby Boo