Myezini më i vjetër në Rripin e Gazës gjen rehati në xhaminë më të vjetër të Palestinës


Emri i palestinezit Abu Husam Haniyeh është lidhur me muezinin e Xhamisë së Madhe Omari në qytetin e Gazës, Xhamia e dytë më e vjetër në Palestinë pas Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem. Haniyeh, 85 vjeç, e filloi udhëtimin e tij me ezanin si vullnetar. Tani ai është myezini më i vjetër në Rripin e Gazës, sipas të dhënave nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare, shkruan Arab News, transmeton Pa Censurë. “Kur fillova si myezin, nuk e prisja që jeta ime të zgjaste gjithë këto vite dhe emri im të lidhej me këtë xhami të madhe antike”, tha ai.

Baby Boo