Muzikë live dhe aheng në një lokal në Jurumleri, Inspektorati i Tregut mbyll lokalin


Policia dhe Inspektorati i Tregut ka mbyllur mbrëmë një lokal në fshatin Jurumleri të Shkupi, për shkak të mos respektimit të rregullave shëndetësore për pengimin e shpërndarjes së virusit korona.
“Gjatë ditës së djeshme rreth orës 21.50, pas një paraqitje paraprake, efektivët policorë nga Stacioni policor Gazi Babë në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut kanë kryer kontroll në një objekt hotelierik në fshatin Jurumleri.

Gjatë kontrollës është konstatuar se brenda objektit ka pasur 15 mysafirë, muzikant dhe këngëtare dhe është mbajtur mbrëmje live me muzikë, ndërsa objekti ka qenë në pronësi të A.SH (39) po ashtu nga Jurumleri.
Objekti është mbyllur nga ana e Inspektoratit, ndërsa personat janë arrestuar dhe dërguar deri në Stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme.

Baby Boo