‘MUZGU’ GODET SHPËRNDARËSIT E HEROINËS, 2 TË ARRESTUAR NË ELBASAN (EMRAT)


Goditet grupi i i shpërndarjes së drogave të forta në Elbasan. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë finalizuar operacioni policor i koduar “Muzgu, ku janë arrestuar dy persona si dhe janë sekuestruar 505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”.

Në kuadër të këtij operacioni u  arrestuan në  flagrancë shtetasit:

  • • Arjan Cani, 49 vjeç , banues në Berat.
  • • Arshim Pilinçi, 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë.

Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën .

Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit Arjan Cani, iu gjet dhe u sekustrua ne cilësine e provës materiale:

– 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.

Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe   dy automjete  në pronësi të shtetasve të arrestuar.

Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në  qytetin e  Elbasanit.

Vazhdojnë hetimet për identifikimin e  bashkëpunëtorve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan,  për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”  e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2,  i Kodit Penal.

38689623_222608565124504_993089858668855296_n.jpg

Baby Boo