Muzeu që ruan kujtesën e zemrave të lënduara


Në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, mund të zbuloni objektet dhe kujtimet që ngërthejnë një dashuri të dështuar. Ky është Muzeu i Lidhjeve (Zemrave) të Thyera .

“Është muze dashurie “, thotë Drazen Grubisic, bashkëthemelues i Muzeut.

Në shikim të parë, Muzeu ka një koleksion të objekteve të zakonshme e pa kuptim. Por, kur shikoni nga afër, mësoni se çdo objekt bart historinë e një dashurie që nuk zgjati shumë.

Të frymëzuar nga përvojat personale, artistët Grubisic dhe ish-partnerja e tij Olinka Vistica, vendosën ta krijojnë një vend – duke përdorur gjësendet që ishin “shenja të dashurisë e që kishin kuptim vetëm në një lidhje” – për të hulumtuar mënyrat se si njerëzit përjetojnë romancën.

Dhurues nga tërë beta kanë kontribuar për të krijuar koleksionin, secili duke rrëfyer përjetimet e tyre. Disa janë të pikëlluar, disa nuk janë, por secili ka perspektivë personale se çfarë do të thotë të jesh në një lidhje dhe çfarë ndodhë kur asaj lidhje i vjen fundi.

“Këta nuk janë artistë, janë njerëz të rëndomtë, rrëfime të përditshme, por, siç doli, janë ndryshe nga çdo tregim që mund ta paramendoni”, thotë Grubisic.

Baby Boo