Muzafer Ismaili referi më punëtorë në futbollin e Maqedonisë


Çdo herë dëshira për të qen i suksesshëm në sportin që e ke pasion dhe me të merresh gjatë karrierës nuk do të thotë se do të përfundosh të pensionohesh në atë profesion. Rrugëtimet e jetës janë të ndryshme andaj edhe futbolli ka peripecitë e veta dhe tregimet më të ndryshme, të ëmbla, të bukura, momente të trishtueshme nga humbja, dështimi por edhe ndonjë lëndim që ndërpret karrierën.

Referi i mirënjohur tetovar, Muzafer Ismaili me dashurin më të madhe ka nisur karrierën e tij në sportin më të popullarizuar në vendin tonë atë të futbollit edhe atë duke u ndalur në mes të dy shtyllave, pra për të qen portier. Klubi i parë në të cilin ka filluar të ushtroj si portier ka qen K.F “Gradeci” edhe atë në moshën 15-vjecare dhe më pas duke qenë pjesë e klubit më të dashur në mesin e shqiptarëve në Maqedoni, Shkëndijës së Tetovës. Në këtë klub ka qenë me emrat më të mirënjohur të futbollistëve dhe trajnerëve si Ajet Shosholli dhe Hysni Maxhuni.

Lamtumirë futbollit i ka dhënë me Dritën e Bogovinës duke qenë anëtare e Ligës së Dytë.

“Që nga viti 2003 jam refer aktiv, pra deri më tani janë bërë diku gati te 15 vite. Jam pajisur me certifikatë të vlefshme nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit, FIFA, pasi morra pjesë në Kursin për Refer në Futsal. Jam gjyqtari i vetëm shqiptar që kam ndjekur këtë kurs dhe jam pajisur me certifikatë. Kursi është udhëhequr nga Massimo Cumbo nga Italia,”

Ismaili njëherit ka referuar edhe ndeshjen finale në Ligën e Parë në Futsall e vlefshme për Kupën e Maqedonisë në mes Juventus Seravës dhe Zhelezarecit.

“Ka qenë një nder i madh që unë të referoj një finale të Kupës gjatë para dy viteve. Drejtësia u nda në vend si më së miri dhe të gjithë aktorët ishin të lumtur.

Ismaili gjithashtu ka referuar edhe ndeshjet në Ligën e Parë Futbollistike për femra në vendin tonë si dhe ka referuar ndeshje ndërkombëtare në mes Kosovës dhe Bullgarisë.

Gjatë këtij viti, Ismaili u nderuar me çmimin si refer më i mirë nga ana e Lidhjes Futbollistike Komunale të Tetovës. “Ata vlerësuan ashtu në bazë të rezultateve të arritura dhe punës time, angazhimit gjatë këtyre viteve. I falënderojmë për besimin e dhënë dhe shpresoj se në një të ardhme të afërme do të prosperojmë së bashku në çdo sferë”./kohanews

Baby Boo