Mustafa u reagon zërave se kandidoi t’i marrë vota Abdixhikut: Besiani po ua marrka LDK-në atyre që kurrë nuk ishin në LDK


Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se kandidimi i tij është për ta thyer heshtjen. Mbi 330 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të vendosin për të parin e partisë me anë të votës së fshehtë.
Mustafa përmes këtij postimi ka thënë se Vetëvendosja i morri LDK mbi 100 mijë vota dhe nuk kishte asnjë fjalë e asnjë reagim në parti.
Ndërsa ai ka treguar se në momentin kur është shpallur kandidatura e tij, forca jashtë partisë e sul*muan, ofe*nduan dhe linçuan kinse kandidatura i tij do të marrë vota ndonjërit nga kandidatët.

“Vetëvendosje na i morri mbi 100 mijë vota. Asnjë fjalë, asnjë reagim në LDK. Kur unë shpalla kandidaturën, dolën forca jashtë LDK-së që më sul*muan, më sha*në, më ofe*nduan, më linçuan sepse kandidatura ime po i marrka dikujt ndonjë votë. Sikur kandidatura e Besianit në LDK qenka kr*im! Asnjë fjalë, asnjë reagim në LDK. U çuan njerëz që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në kinse ta mbrojnë LDK-në nga Besiani. Sepse Besiani po ua marrka LDK-në atyre që sha*në e linçuan me dekada LDK-në, atyre që kurrë nuk ishin në LDK. Asnjë fjalë, asnjë reagim në LDK. Heshtje dhe vetëm heshtje në LDK. Prandaj, kam kandiduar. T’ju detyroj ta thyeni heshtjen”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/besianm4/posts/1364096580607895

Baby Boo