Mustafa pas humbjes së LDK-së në Podujevë: Ne i qëndrojmë ballë Albin Kurtit, nuk frikësohemi


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në Podujevë ku fitues doli kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
I pari i LDK-së tha se nuk pajtohet me Kurtin se kjo ishte referendum duke shtuar se janë të gatshëm të garojnë dhe se nuk i frikësohen zgjedhjeve.

“Zotri Kurti është mjaft i shkathtë në propagandë dhe mendoj se këtë e shtjellon mjaft mirë. Referendum me dalje prej 40 përqind të qytetarve nuk ka, referendum në kohë pandemie nuk ka, referenum për 10 muaj të qeverisjes së një komune nuk ka. Referendumet janë tjera mirëpo atij i nevojitet kjo që të krijoj një ambient dhe të bëj fushatë për zgjedhjet e tjera. Këtu ndoshta kemi gabuar edhe ne sepse se kemi konsideruar si referendum. Këtu duhet të marrim mend prej kësaj pune”, tha Mustafa.

“Sa i përket asaj se çfarë do të ndodhë në të ardhmen qoftë në zgjedhjet lokale apo qendrore ne i qëndrojmë ballë Albin Kurtit dhe jemi të gatshëm që të garojmë. Në asnjë rast nuk i frikësohemi zgjedhjeve edhe pse jepen analiza të llojllojshme, sondazhe e anketa me rezultate të llojllojshme. Çdo moment qe garojmë ne dalim për të fituar”, shtoi Mustafa.

Baby Boo