Mustafa: Nëse Ali Ahmeti nuk e ndërpret këtë skenar të rrezikshëm, do të ketë pasoja në njerëz!

Pronari Adil Mustafa:

Baby Boo

Edhe sote perplasje ne Tetove te spitali shendeti skenare i rrezikshem i perkrah nga netoka e bdi krahu i musa xhaferit po kete radhe konflit midis shqiptareve te shqiperis dhe maqedonis ku munde te kete viktima dhe pasoja te renda ku ju kerku ndihme dhe Ali Ahmetit qe te ndikoj qe te nderpritet ky skenar i rrezikshem!

———–

Më ftesë të Bashkimit Demokratik për Integrim, gjegjësisht sektorit ekonomik, në vitin 2001-2002, në Maqedoni qe mërgimtarët shqiptarë te investojnë në vendlindje në mesin e investitorëve erdhi edhe investimi kapital i Spitalit të parë privat shqiptar “Shëndeti” në Reçicë të Tetovës!

Në vitin 2002 mërgimtarët e parë ju përgjigjen ftesës së BDI-së dhe filluan ndërtimin e një spitali private, dhe në vitin 2004, u ndërtua spitali tetë katesh, me mbi 100 dhoma me rreth 5000 metër katrore, ndërsa në gusht të po të njëjtit vit, u hap Poliklinika Shëndeti në dy katet e pallatit qe u plotësuan kushtet për shërbime mjekësore, ku u punësuan rreth 20 persona dhe i tërë ky investimi ishte nga bashkëshortët mjek dr.Adil dhe Sehare Mustafa, të ftuar nga mërgimi, të njohur me biznesin e tyre te suksesshëm në Tiranë – QM “Shëndeti” që funksionon që nga viti 1994. Në vitin 2004 pasi u hap poliklinika në dy katet e objektit të sapo ndërtuar 8 katesh me rreth 5000 metër katror çifti Mustafa bëri planin e biznesit për të marr kredi me vlerë 165 000 eu për të realizuar sa më shpejt këtë projekt.

Plan biznes për marrje kredie u dërgua në ‘Stopanska Banka’, ku menjëherë u mor në konsideratë dhe u miratua një kredi prej afro 170.000 euro ku u vunë hipotekë vetëm dy katet e poloiklinikës, për tu pajis pjesa tjetër e spitalit me dyer e dritare, me qëllim që të plotësojë kushtet për fazën e dytë të kreditimit prej 165000 euro ku do viheshin edhe 6 katet tjera që spitali të jetë në funksion dhe të pajiseshim me licencë si spital i përgjithshëm privat. Pas disa muajsh vjen te poliklinika menaxheri i Uni bankës F.K., dhe i propozoi kredinë me kushte më të favorshme në Unibank , të cilën e garantoi më pas edhe drejtori gjeneral i kësaj banke.

Fillimisht pasi bindet çifti Mustafa nga drejtuesit e Uni bankës për realizimin e këtij projekti me kushte më të mira, nga banka i miratohen vetëm 650.000 euro, duke u arsyetuar se duhet fillimisht nga këto para të shlyhet borxhi te ‘Stopanska banka’ të vendoset i gjithë objekti si garanci te Unibanka që u vlerësua rreth 5 milion eu dhe pastaj miratohet pjesa tjetër sipas plan biznesit, dhe që nga ai moment, kur i gjithë objekti u vu në hipotekë si garanci te Unibanka, paratë tjera sipas marrëveshjen për kredinë e lartpërmendur nuk lëshohen më, po lëshohen vetëm pjesë të vogla , për tu mbajt artificialisht në ” A” kategori.

Kështu zgjat deri në vitin 2009 edhe kur sipas çiftit Mustafa, pronar te Shëndetit, fillojnë mashtrimet ,nënvlerësimet, shantazhet, reketët nga drejtues të Unibankës ku kompania shëndet pëson shumë humbje për 3 vjet zvarritje dhe kalon ne vështirësi për të paguar këstet e kredisë dhe i keqësohet kategoria në bankë që mbaheshte artificialisht nga mosrespektimi i marrëveshjes sipas plan biznesit. Atëherë drejtori gjeneral D.K e thirr menaxherin e kësaj banke F.K dhe z.Mustafa dhe kërkon nga F.K kush është VIP klient te banka që ta kreditoj sa të rregullohet kategoria për të konkuruar më pas te banka maqedone për zhvillim. Nga zoti F.K u propozua VIP klienti XH.R kurse banka i garantojë me 10% të kapitalit të spitalit Shëndeti.

Këtu vazhdojnë mashtrimet e nënvlerësimet dhe nëpërmjet Uni bankës aplikohet për kredi në Bankën e Maqedonisë për përkrahje dhe zhvillim dhe spitalit Shëndeti i miratohen dhe lëshohen në llogarinë e tij në Unibank 350 000 eu ku me këto para ky spital edhe pse me vonesë për faje të bankës duheshe të startojë si spital i përgjithshëm. Vazhdon mashtrimi i radhës dhe edhe pse këto para u lejuan për qëllim të caktuar t’i shfrytëzoj spitali Shëndeti. Çka ndodhi , sipas çiftit Mustafa këto para, Uni banka pa dijen e tyre bën kthim kredie para kohe dhe këto para i merren në shfrytëzim për bankën duke u arsyetuar se për atë qëllim VIP klientin e saj XH.R e ka futur në pjesë të spitalit dhe të kërkojnë që të investojë, por personi në fjalë këtë assesi nuk e ka pranuar. Pasi ka kuptuar këto manipulime të pa logjikshme që sipas çiftit Mustafa i janë bërë nga Uni banka, vendosim të denoncojmë, ku menjëherë banka reagon me ç’rast e bind investitorin që banka ta realizoj këtë projekt edhe pse me shumë vonesë nëpërmjet një VIP klienti tjetër te saj B.Ç nga Prilepi ku banka kërkon parat e investuar nga banka të menaxhon nga ky person duke i thënë dr.Adilit që ju jeni mjek i mirë po nuk mund të jeni edhe menxher i mire.

Me ardhjen e B.Ç nga Prilepi për të menaxhuar këtë spital si VIP klient i rekomanduar nga banka pati shumë keqpërdorime si rekete detyrime për të blerë prona shtëpi i len nga klientët e bankës me çmime shumë të larta si kusht për të lejuar pjesën tjetër të kredisë. Pas të gjithë këtyre maltretimeve me shumë vonesë u arrit të merret leja si spital i përgjithshëm po u has pengesa e radhës te Fondi i Shëndetësisë ku ju be obstruksion i plotë nga qeveria dhe të vetmit spital nuk ju dha ajo qe i takonte. Pas kësaj padrejtësie dr. Adili u paraqit te kryetari i BDI-së ku e priti shumë mirë dhe i dha urdhër ministrit shqiptarë të shëndetësisë ta presë për ta sqaruar këtë padrejtësi. Ministri shëndetësisë me urdhër të kryetarit BDI-së i gjeti këtij investitor nëpërmjet ministrit turk pa portofol H.N nga Gostivari partner turq për dializë dhe ju premtojë që do mund të funksionojnë ne ketë spital duke pas kontratë me fondin e Shëndetësisë.

Fill pas kësaj, për ta vazhduar këtë projekt, d-r Adil Mustafa, lidh kontratë bashkë investimi me biznesmenë turq, të cilët investojnë mbi 1 milion euro në spital duke krijuar qendrën më moderne të dializës dhe qendër diagnostike në rajon. Ndërkohë në të njëjtin vit pasi u futën investitorët turq bëhet dhe një kontratë me spitalin privat Filip2 me drejtues Zh.M ku filluan investimet për kardiologji dhe angiografi . Por edhe kjo nuk shkoi si duhet, si pasojë e mos dhënies së lejes nga Fondi i Shëndetësisë i Maqedonisë. Turqit u përzunë nga Maqedonia, nga funksionar shqiptar, duke iu thënë atyre se keni investuar në projekt të gabuar ku prekni njerëz të qeverisë në këtë investim. Por turqit reaguan këtu dhe interesant është fakti se këto nuk u sollën nga dr Adili , po nga këta funksionar e ministra shqiptar në pushtet.

Me ikjen e turqve dhe “Filipit 2” , fillon edhe bankrotimi i projektit të parë Shqiptar për spital privat “Shëndeti” në Maqedoninë Perëndimore në vitin 2012-2013, pasi u aktivizua hipoteka në vitin 2015 nga banka vazhdoi mashtrimi i radhës duke kërkuar nga investitori të merret leje e re nga Ministria e Shëndetësisë përmes një firme të re ku kjo edhe u arrit dhe u morën licencat e reja, por sërish spitali nuk u aktivizua shkaku i obstruksioneve, pas çka më 25 mars të vitit 2015 rasti hidhet në prokurori, krim të organizuar dhe agjencinë për larje parash. Por këtu mbesin të paqarta shumë dilema që duhet të sqaron dhe të jenë shembull edhe për investitor të tjerë shqiptarë!! Cili është roli i BDI-së në këtë investim (mërgimtarët të investojnë në vendlindjen e tyre)? Çka iu premtua atij në fillim nga BDI dhe funksionarët e tij dhe cilët ishin funksionarët që e bllokuan këtë spital privat? Si e bindën çiftin Mustafa drejtuesit e U.B nëpërmjet F. K. që të del nga Stopanska banka dhe të futet te Unibanka?

Të kontaktohen investitorët turq për rastin në fjalë, si erdhën ata dhe si u larguan nga ky investim?

Të sqarohen deklaratat e B.C nga Prilepi ku pranojnë se këtu ka krim të organizuar dhe se banka e ka detyruar që nëpërmjet dy kompanive nga Prilepi Delfin Fesh dhe Su Mi Joshi me xhirollogari të Alfa bankë dhe Standard bankë të bëjë larje parash.

Pse Zh.M filloi të investojë në këtë spital dhe u largu pasi mori vesh se ka obstruksion nga qeveria dhe ministra të BDI. Përse shteti asnjëherë nuk tentoi ta zbardh këtë rast edhe pse janë denoncuar me kohë nga dr.Adili?

Të analizohen dhe zbardhen të vërtetat në lidhje edhe me deklaratat që duhet dhënë nga personat në dijeni si ish ministri i shëndetësisë, ish drejtori shqiptar i Fondit të shëndetësisë, ish ministri pa portofol turk dhe kryetari i partisë turke ne Maqedoni, personeli mjekësor dhe funksionarë të BDI që i grumbulloi kryetari i kësaj partie për ta ndihmuar që të lidhë kontratë me fondin e Shëndetësisë?

Këtu ngelen edhe shumë pyetje dhe dilema pa u sqaruar,sidomos nga gjykata e prokuroria e që përgjigjen duhet marr nga partitë në pushtet. Dhe pyes nëse këtu ka krim të organizuar ndaj këtij spitali nga kush si dhe pse?

Restorant Lumare