Mustafa bën thirrje për unitet: Të flasim me një zë për interes të Kosovës

????????????????????????????????????

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se beteja politika e kohëve të fundit në Kosovë nuk duhet të vazhdojë më.

“Tani kur deklarata nga Shtëpia e Bardhë qartësoi gjithçka rreth të sotmes dhe të ardhmes së Kosovës, na takon ne të ulemi dhe të gjejmë rrugën e duhur për të ecur përpara. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe unë, i besojmë pa rezerva Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I kemi besuar gjithmonë dhe gjithmonë na ka rënë mirë. I besojmë edhe tash dhe jemi të bindur se Amerika do t’i bindë edhe aleatët tjerë perëndimorë të Kosovës për të qenë bashkë edhe në procesin që na pret. Marrëveshjen finale për njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, e cila vendin e bën subjekt të plotë ndërkombëtar dhe ia hapë perspektivën integruese euro-atlantike”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook.

Ai ka bërë thirrje që të ndaljet beteja politike e kohëve të fundit.

“Beteja politike e zhvilluar, sidomos kohët e fundit në Kosovë, nuk duhet të vazhdojë më. Jam i bindur se kjo betejë politike, përveç se dëmton aspiratat legjitime të Kosovës dhe qytetarëve të saj, aleatëve tanë ua vështirëson përpjekjet për të siguruar unitetin euro-atlantik për Kosovën”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2801109589955260

Baby Boo