Musliu i thotë Kurtit frikacak


Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot për të diskutuar për gjendjen e ekonomisë për shkak të pandemisë COVID-19.
Me këtë rast, deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti frikacak.
Ajo ka thënë se Kurti frikësohet për të qeverisur.

“Kam disa pyetje për Albin Kurtin, a e din sa kushton 1 litër vaj në Kosovë, sa kushton 1 litër qumësht, një bukë edhe një kilogram sheqer. Sa është vlera monetare që e marrin familjet me asistencë sociale në Kosovë. A janë kthyer ende 2 milionë euro thesarit të Kosovës që iu morën gjatë qeverisjes së Avdullah Hotit. Këto janë pyetje që Albin Kurti duhet të përgjigjet para qytetarëve të Kosovës. Shpresoj që një herë e mirë, ai edhe qeverisja e tyre e kanë kuptuar se është lehtë për të folur, akuzuar dhe propaganduar, por është vështirë të përballësh me sfidat”, ka deklaruar ajo.
Mungesën e kryeministrin Kurti në seancën e Kuvendit, Musliu e vlerësoi si ikje nga përballja me sfidat e qytetarëve.

Baby Boo