Musliu: “Eskalon Serbia – duke sulmuar Kosovën ajo po sulmon Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut”


Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka reaguar lidhur me pretendimet e medieve serbe kinse Turqia ka nisur kamionë me armatim në drejtim të Kosovës. Musliu me anë të një shkrimi i Facebook është shprehur se “Serbia duke sulmuar Kosovën, po sulmon edhe Turqinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Të gjitha mediet e Serbisë, me kryeredaktor Aleksandar Vuçiqin, tashmë, duke dashur që ta sulmojnë Kosovën, po e sulmojnë edhe Turqinë. Sipas tyre, shërbimet sekrete serbe “paskan” të dhëna se, 11 kamionë plot me armatim janë nisur nga Turqia për Kosovën. Por, shërbimet sekrete serbe, e kanë gëlltitur një informacion të rremë dhe nga ajo e kanë prodhuar një rrenë tjetër”, ka shkruar tutje Musliu.

Baby Boo