Musliu: Ambasadat e huaja heshtën pas hyrjes së xhandarëve serbë, territori i Kosovës të mbrohet me çdo çmim


Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se heshtja për hyrjen xhandarmërisë serbe është e keqe dhe aprovim i së keqes.
Ajo ka theksuar se nga mbrëmë nuk ka reaguar vet, duke pritur një reagim nga ambasadat e huaja që vend që sipas saj shpesh reagojnë për gjëra me peshë më të vogël.

“Sot po reagoj shkurt, në qetësi dhe pa eufori sepse me detyron BETIMI i Deputetit që kam dhënë që katër mandate në Kuvendin e Kosovës. Karaçeva është Kosovë e Kosova është shtet i pavarur Sovran e Demokratik”, është shprehur ajo.
“Provokimet e tilla duan përgjigjeje e përgjigjja jonë duhet të jetë mbrojtja e territoriale e Kosovës me çdo kusht e me çdo çmim”.

https://www.facebook.com/GanimeteMusliuOfficial/posts/1287585888240119

Baby Boo