Musk dëshiron servisim të shpejtë për Teslan, sikurse në Formula 1


Multimiliarderi dhe aksionari më i madh i kompanisë Tesla, Elon Musk, dëshiron të arrijë një efikasitet të paparë. Me postimin e tij të fundit në Twitter, të dielën, ai përsëri shkaktoi një lumë komentesh.

Ai ka shkruar se dëshiron që servisi i veturave elektrike Tesla të kryhet brenda orës, pasi shoferi ta dërgojë atë në punishte. Musk, si shembull ka përmendur ekipet mekanike të skuderive të Formula 1, të cilat punojnë me shpejtësi të madhe.

Në fakt, kjo nuk është përpjekja e parë që Tesla po përpiqet të arrijë efikasitet dhe shpejtësi të lartë në shërbime. Në vitin 2015, kompania punësoi Kenny Handkammer, veteranin e F1 dhe ish-shefin mekanik të Red Bull Racing, si drejtor global i inovacionit të shërbimit.

Handkammer zbatoi praktikat e servisit të shpejtë të frymëzuara nga F1 për të reduktuar kohën e pritjes. Tani qëllimi është padyshim që të reduktohet më tej koha e servisimit. Fakti që veturat elektrike kërkojnë shumë më pak punë gjatë servisimit të rregullt, ndihmon Muskun dhe Teslan në arritjen e synimit. \autoblog

Baby Boo