Mushkolaj pas deklaratave të Selamanajt: Saranda është simbol i triumfit të jetës mbi vdekjen, ajo ka rrnue për me tregue


Analisti politik, Ymer Mushkolaj ka reaguar pas deklaratave të djeshme të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj se është i lodhur me rrëfimët dhe dëshimitë për mas*akrat.

Mushkolaj përmes një postimi në Facebook të papërgjegjshëm . Të papërgjegjshëm janë të gjithë ata që thonë të jenë lodhur nga rrëfimet dhe dëshmitë për mas*akrat nga thirrjet për drejtësi për viktimat e luftës dhe të pagjeturit. Sipas tij Saranda është simbol i triumfit të jetës mbi vd*ekjen.

“Saranda Bogujevci ishte vetëm 13 vjeçare kur forcat serbe pushkatuan 14 anëtarë – shtatë gra e shtatë fëmijë – të familjeve Bogujevci, Duriqi e Llugaliu në Podujevë më 28 mars 1999. Asaj iu pushkatuan nëna dhe dy vëllezërit kurse ajo dhe katër fëmijë të tjerë mbijetuan. Ajo “ka rrnu për me tregue” ka shkruar Mushkolaj.

Ndërsa, Selmanaj thotë se është keqinterpretuar deklarata e djeshme në Pressing për Saranda Bogujevcin. Selmanaj tha se të gjithë ata që kanë reaguar duhet të shikojnë emisionin pasi ajo çfarë ka thënë është se “Jemi lodhë nga keqpërdorimi dhe manipulimi që mbi këto tema të ndishme që dikush provon me ndërtu kauzë politike” duke shtuar se krejt kjo është një fushatë shpifëse kundër tij.

Baby Boo