Musa: “Shkurtja poshtëron nuset, në shtëpi të burrit mos u bën mësuese”


Mamia Razije Musa ka komentuar këngën e fundit të publikuar nga Shkurte Fejza dhe Gresa Behluli, ajo shprehet tejet e prekur nga ky nënshtrim që ata bëjnë ndaj femrës.

Ja postimi i saj i plotë:
Kjo këngë e pasqyron shtypjen e grave që shkojnë me jetu në shtëpi të burrit.

Ju mund të pyesni, jepni mendime dhe kundërshtoni kur ju shkelen të drejtat njësoj si në shtëpinë ku keni jetuar më parë. Gabim të madh bën Shkurta që thotë se duke qenë anëtari më i ri në familje ju si nuse keni më pak të drejta.

Dëgjojeni këngën e veç kështu mos u nënshtroni, shqetësohem për këto dukuri sepse kjo e ndikon shëndetin e nanave të reja, nuseve që masa i sheh si të parëndësishme.
Me dashuri,
Razija

Dëgjojeni këngën në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=6y60K2VdvrA&feature=share&fbclid=IwAR0IJgWieN5isvk5roOAZ8RFX1mVQVHc5ggrMLrmnvX6ADSJLsppC5YrWDE

Baby Boo