Murgesha trondit Vatikanin: Maria nuk ishte e virgjër

Maria nuk ka qenë e virgjër”, është kjo deklarata që ka skandalizuar miliona njerëz, sidomos spanjollët.

Baby Boo

Murgesha argjentinase që jeton në Spanjë, ka dhënë një deklaratë të fortë teksa ishte e ftuar në programin “Chester in love”, ku tha se Maria nuk ishte e virgjër dhe se kryente marrëdhënie seksuale me burrin e saj Jozefin, si në çdo marrëdhënie “normale”.

“Unë besoj se Maria ishte e dashuruar me Jozefin, dhe se ishte një çift normal, dhe është normale që të kenë pasur marrëdhënie seksuale.

Vështirë të besohet, e vështirë të kapërdihet (virgjëria) dhe shpesh herë kur tentohet të shpjegohet përfundon duke i bërë njerëzit për të qeshur, sepse mesazhi bëhet i pabesueshëm”, tha motër Lucia Caram.

“Seksi është një mënyrë për t’u shprehur, për të jetuar, për të shprehur ndjenjat dhe dashurinë, dhe është pjesë përbërëse e të gjithë njerëzve, duke përfshirë edhe mua.
Për Kishën seksi ishte një temë që konsiderohej i pistë dhe i fshehtë, por unë mendoj se është bekim”, tha Caram teksa theksoi se ajo ka “hequr dorë nga seksi”.