Mure të shkarravitura, gardhi i dëmtuar në çerdhen ”Fidani” (VIDEO)


Ditë të vështira po përjeton çerdhja për fëmijë “Fidani” në Çair. Pamjet e shëmtuara irritojnë qytetarët por edhe punonjësit e çerdhes. Në këtë gjendje janë gardhi dhe muret e objekteve të Kopshtit “Fidani” në Çair.

“Shihni si është gardhi këtu, është turp. Nuk i ngjason foshnjores, shiheni fillimisht si është gardhi. Nuk duket si foshnjore por si një Kandahar, sikur të ketë rënë një bombë. As pastërti, bari është rritur” – tha një qytetar. Ndërsa këto fotografi dëshmojnë se si kanë qenë objektet e kopshtit “Fidani” dhe si janë tash. Drejtoresha Gëzime Bakiu thotë që qytetarët e pandërgjegjshëm po i dëmtojnë objektet e kopshtit.

“Kam edhe inçizime janë fëmijë prej moshësh 15-16 vjeçare që i kanë dëmtuar. Kam edhe inçzime te personave në fjalë të gjitha dëshmitë I kemi. Gardhin por poashtu edhe muret që çdoherë dëmtohen sadoqë ne I mirëmbajmë. Për dy tre javë ne kemi nevojë prap ti lyejmë” – deklaroi drejtoresha e kopshtit Fidani, Gëzime Bakiu. Ajo tha se para një jave kishin edhe tentim për vjedhje në sallën e lodrave.

“Aty kanë qenë të përfshirë një fëmijë 7 dhe 10 vjeçarë. Këtë është në rrezik edhe jeta e fëmijëve. U kisha bërë apel deri te prindërit që në atë mosh mos tu lejojnë fëmijëve të dalin jashtë se me të vërtetë le t’i mësojnë fëmijët se ky është institucion” – tha Gëzime Bakiu.

Ndryshe javën e kaluar Kalan M raportoi për gropa e hapur e kanalizimit në çerdhen “Fidani” ku ishin të rrezikuar për dhjetra fëmijë të cilët luajnë në këtë park. Një fëmijë gjashtë vjeçar u lëndua ndërsa shpëtoi pasi i ndihmuan fëmijët tjerë. Për këtë më pak se 24 orë problemi u zgjidh. /KlanMacedonia/

Baby Boo