Murati: Rreth 130 mijë persona kërkojnë punë, ja sa kërkojnë në Tetovë


Drejtori i Agjencisë për Punësim Bekim Murati tha në një konferencë për media se si rezultat i punës dhe planit operativ për këtë vit do të ndihmojmë në zbutjen e papunësisë në RMV.
Sipas tij, gjatë vitit 2021 personat të cilët kanë përfituar nga masat e Agjencionit për Punësim janë diku mbi 11 mijë persona që përmes formave të ndryshme,vetëpunësimit, subvencionimit të rrogave etj, kanë kaluar nëpër Agjencionin për Punësim dhe ata sot kanë një biznes të suksesshëm apo janë punësuar në Kompani të caktuara.

“Konform analizave që ka Agjencioni edhepse ajo e dhënë nuk është statike sepse çdo ditë lëvizë, numri i personave aktivë që kërkojnë punë është diku rreth 130 mijë dhe numri i personave pasivë që paraqiten në çdo 6 muaj është diku 50 mijë persona” deklaroi Murati.

Drejtori Murati u shpreh se në mesin e të papunëve ka edhe doktor shkencash dhe magjistra që janë në Entin për Punësim dhe paraqiten si të papunë.

Nga ana tjetër, Murati tha se në qytetin e Tetovës të dhënat e fundit flasin që numri i personave që kërkojnë aktivë punë është 15671 persona dhe kërkues pasivë është 2341 persona të profileve të ndryshme.
Ndër masat më atraktive që kanë qenë për personat e papunë është projekti i vetëpunësimit,subvencionimi i rrogave si dhe masat tjera të realizuara nga Agjencioni për Punësim.

Baby Boo