Murati: Çdo ditë ka 8 deri në 10 mijë vende të lira pune! (VIDEO)


Drejtori i Agjencisë për Punësim, Bekim Murati në një intervistë për TV21 tha se në uebfaqen e këtij institucioni për çdo ditë janë të hapura nga 8.000 deri në 10.000 vende të lira për punësim.

Murati theksoi se më tepër kërkesa për punë ka në sektorin e IT-së dhe hotelerisë dhe gastronomisë.

Ai me tej tha se institucioni që përfaqëson ai ndan deri në 5.000 euro për çdo të ri që hap biznesin personal. Murati thotë se në rast se dy të rinj bashkojnë forcat për krijimin e biznesit të ri, shuma praj 5000 eurove dyfishohet. Përveç kësaj mase, sipas tij pas 8 muajve mund të shfrytëzohet edhe masa për subvencionimin e pagave.

Baby Boo