Murati apel të papunëve: “Aplikoni pë grantet që ofron Agjencioni për punësim”


Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot i publikoi shpalljet e para publike për pjesëmarrje në një pjesë të masave aktive të Planit Operativ për programet dhe masat aktive për punësim dhe shërbimeve të tregut të punës për vitin 2022. Personat e papunë dhe punëdhënësit nga sot do të mund të aplikojnë për pjesëmarrje në masat “Vetëpunësim” “Praktikë” dhe “Punësim dhe rritje e personave juridik”.

Për shkak të interesimit të madh për pjesëmarrje në programin e Vetëpunësimit, këtë vit është siguruar përfshirje më e lartë deri më tani për realizimin e tij, përkatësisht është paraparë mbështetje financiare për hapjen e biznesit vetanak për 2000 persona. Përkrahja financiare për hapjen e biznesit të një personi është 307.500 denarë ose deri në 615.000 denarë nëse themelohet person juridik prej dy ortakësh.
Përmes masës së Praktikës 1620 të rinj deri në 34 vjeç do të kenë mundësinë të hyjnë në tregun e punës dhe të fitojnë njohuri praktike në një punë të caktuar. Personat që do të kyqen në masën aktive Praktikë do të përfitojnë kompensim mujor në shumën prej 9.000 denarë në muaj duke përfshirë sigurimin për invaliditet dhe lëndim trupor të shkaktuar nga lëndimi në punë dhe sëmundjet profesionale si dhe tatimin mbi të ardhurat personale për periudhë deri në 3 muaj.

Personat e papunë dhe punëdhënësit mund të aplikojnë për pjesëmarrje në masat aktive në 30 Qendrat e Punësimit të APRMV-së. Për masën “Praktikë” dhe “Punësimi dhe rritja e personave juridik”, ka mundësi për aplikim elektronik përmes sistemit e-Punë i disponueshëm në ueb-faqen e Agjencisë për Punësim www.av.gov.mk.

Baby Boo