Mungon çelësi i “Opel Omega”, që është dëshmia kryesore në rastin “Monstra”


Nga hetimet për rastin “Monstra” Pas inspektimit të sotshëm nga PPS-ja, prokuori publik, avokatët dhe mediat në dëshmitë kryesore në rastin “Monstra” ku ndodhi një problem gjatë kontrollit të automjetit “Opel Omega”, që është dëshmi kryesore në këtë rast. Siç njofton gazetari, Adnan Qaili, automjeti nuk mundej të hapej sepse mungonet çelësi. Pas katër orë pritjeje, automjeti është hapur nga ana e teknikut të MPB-së, i cili me mjete shtesë i ka hapur dyert. Mirëpo, ende nuk dihet ku ka humbur çelësi, nga dëshmia kryesore në rastin “Monstra”. Pas këtij rasti, është urdhëruar që të kontrollohet edhe numri i shasisë së automjetit, ku hetuesit kanë konstatuar se bëhet fjalë për automjetin e njejtë./21Media

Baby Boo