Mungojnë turistët në Ohër, ciceronët mbesin pa punë


Për shkak të numrit të vogël të mysafirëve të huaj dhe për shkak të situatës aktuale me Kovid 19, shumë ciceronë turistikë në Ohër janë ende pa punë. Më të shumtë janë mysafirët vendas të cilët nuk kanë nevojë për ciceronë nëpër qytet, dhe numri i të huajve që vijnë në mënyrë të organizuar është shumë i vogël. Këta janë kryesisht turistë nga Polonia dhe Holanda. Rreth 2,500 persona do të mbërrijnë deri në tetor, që është pothuajse asgjë në krahasim me numrin e tyre dy vjet më parë, i cili ishte rreth 30,000.

“Duke qenë se ka 230 deri në 240 ciceronë turistik në Ohër, jo më shumë se njëzet janë të angazhuar sepse grupet më të mëdha të organizuara vijnë nga Shqipëria me autobusë si dhe polakë dhe ukrainas. Kryesisht rusishtfolës dhe gjuha polake” – deklaroi Kliment Naumov – kryetar i Shoqatës së ciceronëve turistik.
Naumov thotë se ciceronët turistik do të duhet të mësohen me këto kushte të reja.

“E gjithë kjo situatë me pandeminë aludon në faktin se individët do të jenë në plan të parë, dhe nga pikëpamja jonë e punonjësve të turizmit, do të ishim më të sigurt nëse drejtojmë grupe më të vogla për të shmangur pasojat e padëshiruara” – tha Kliment Naumov – Kryetar i Shoqatës së ciceronëve turistik.
Shumë prej ciceronëve turistik që humbën punën e tyre për një vit e gjysmë, duhej të punonin diçka tjetër. Disa, thotë Naumov, u bënë punëtorë bujqësor, disa filluan të merren me zdrukthëtari ose ndërtim.

Baby Boo