Mungesë të mjekëve dhe infermierëve në “Kozle”


Derisa numër i lartë i mjekëve dhe infermierëve të diplomuar nuk po gjejnë punë dhe detyrohen të dalin jashtë vendit për të ushtruar profesionin, Spitalet e vendit përballen me mungesë të theksuar të kuadrit mjekësor. Spitali për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle shpreh nevojën për punësimin e pediatërve, infermierëve, laborantëve, teknikëve medicinal. Nga ky spital thonë se prej dy muajsh kanë bërë kërkesë deri në ministrinë e Shëndetësisë për punësimin e kuadrit të nevojshëm dhe se çështja ka ngecur tek dikasteri i Financave i cili mban peng vendimin për punësimin e të njëjtëve.

“Për momentin ne kemi nevojë për punësimin e 20 infermiereve, tre mjekë pediatër si dhe tre mjekë të përgjithshëm. Poashtu si gjithandej në shtet, të nevojshme e kemi edhe teknik mjekësor që spitali jonë i ri të ketë disiplinë dhe kësi karakteri të pastërtisë, nga ana tjetër na duhen edhe laborantë dhe persona të cilët mund të na ndihmojnë në pjesën administrative.  Gjithë kohës kemi nevojë për pajisje të reja, tani për momentin arritëm përmes donacioneve të sigurojmë pajisje mjaft të mirë e cila plotëson një pjesë të caktuar që na duhet”, deklaroi Angelço Andonovski, Drejtor i Spitalit të sëmundjeve të mushkërive Kozle.

Baby Boo