Mungesa e personelit mjekësor, qytetarët: Është kaos, mjekët të qëndrojnë këtu


Largimin e mjekëve nga vendi  drejt  shteteve  më të zhvilluara të Europës, për shkak të të ardhurave më të larta që marrin atje, dukshëm kanë filluar ta ndjejnë edhe qytetarët që kanë  trajtime të shpeshta mjekësore nëpër spitalet e vendit. Ata thonë se në pjesën dërrmuese të spitaleve shpesh po mbretëron kaos,  i cili vjen nga mungesa e personelit mjekësor.

Qytetarët e anketuar nga TVM2 thonë që kohën e fundit kanë problem edhe me mos rrespektimin e termineve  që I caktojnë  për kontroll.

“Nuk është se më pëlqen ky system shëndetësor.  Mjek deri diku ka mirëpo kemi problem të shumta me terminet, dikush më herët dikush më vonë, dikush hynë pa pasur një orar të caktuar pra nuk është mire  kështu unë nuk jam e kënaqur. Presim të përmirësohen këto gjëra” – tha një  qytetare. “U mbytem gjatë tërë ditës. Mjekë a ka mjaftueshëm? Po çfarë mjekë kaos është gjithandej. Arsyja pse largohen mjekët është se këtu nuk ka rrogë të kënaqshme, për një rrogë më të mirë patjetër që do shkojnë jashtë vendit” –  tha një  qytetarë.

“Po ka mjekë, por them prap se varret se çfarë mjekë. Një pjesë largohen por unë them se akoma këtu kemi mjekë të mirë. Mjekët duhet të qëndrojnë këtu edhe pse të gjithë largohen për arsyje financiare” – tha një  qytetare.

“Mjekë ka por është fatkeqësi që qëndrojnë ata këtu, ata e dinë më mirë por mund edhe mos të panguhen aq sa ata e meritojnë, këtu mund tiu mungojnë edhe kushtet e  kështu me radhë por të gjithë në fund të fundit luftojnë për një të ardhme më të mirë” – u shpreh një  qytetarë.

 “Dikush thotë se mjekët largohen shkaku i pagave që ata marrin këtu, por sërish ata vendosin vet. Ja psh sot unë u zgjova erdha këtu dhe nuk kishte mjek dhe më thane të vij pasdite” – deklaroi një  qytetarë.

TVM2 në formë të shkruar  kërkoi nga ministria e Shëndetësisë  të dhëna zyrtare  për numrin e mjekëve të larguar  si dhe deri ku janë përpjekjet për parandalimin e kësaj dukurie.Deri në përmbyllje të kronikës nga Ministria në fjalë nuk dhanë asnjë detaj..  Sipas një  hulumtimi  të realizuar , nga nga  Oda e Mjekëve nga 280 mjekë, të cilët gjatë vitit 2017 kanë dhënë provimin për licencën themelore për të ushtruar punën si mjek, 173 prej tyre kanë kërkuar që të largohen nga Maqedonia, për të ushtruar profesionin në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Baby Boo