Mundoheni të mbroni veten pasi ata na sakrifikuan për rejtingje…


Arben Zeqiri

Një pjesë e madhe e opozitës dhe një pjesë e pushtetit shantazhuan Qeverinë me kërkesa populiste që kërcënojnë rejtingjet ose kishin tendencë shtyerjen e zgjedhjeve. Pjesa tjetër e pushtetit u kundërpërgjigjen me masa abspluto dhe vendim populist për të treguar se edhe ne dijmë si ju dhe për ti mbajtur zgjedhjet. Tani pason fshehja e numrave në raportet zyrtare, injorimi i pacientëve me nevoja reale, ndërsa ata që akuzonin se rriten shifrat tani do të akuzojnë se fshihen shifrat.

Ne që nuk ishim aa me të parët dhe as me të dytët, por ju besuam mjekëve dhe deshtëm kujdes mund ti kritikojmë lirshëm të dyja palët dhe të kërkojmë llogari prej krejtve. Ata që e nisën këtë lojë shantazhesh nuk kanë të drejtë as ta hapin gojën kur do të shohim kufoma nëpër rrugë e kur të na përvëlohet shpirti e të na vijë virusi në shtëpi.

P. S.
TË DASHURIT E MI, MBANI MASKAT, DIZENFEKTUESIT DHE DISTANCËN DYFISH MË SHUMË SE DERI MË TANI.
UROJ TË JEM UNË GABIM DHE ME KËNAQËSI DO TË TUROJ ÇDO TALLJE E PËRQESHJE NËSE NUK SHOHIM KUFOMA DHE NUK RRITET PANDEMIA. MË SHUMË SE KURRË I LUTEM ZOTIT TË GABOJ!

Baby Boo